← Shfleto

Halit Nazarani

Doktor i shkencave filozofike – matematikës

Lindi në maj të vitit 1904 në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin e nisi në Freystad e kreu në Vjenë më 1926. Regjistroi Shkollën e Lartë Teknike të Vjenës, por pas vitit të parë e ndërroi Fakultetin me atë të Filozofisë në Degën Matematikë-Gjeometri që e kreu më 1930, në të cilin doktoroi. Haliti ishte student i dalluar si në: matematikë, fizikë, muzikë e letërsi. Pas kryerjes së shkollimit doktoroi. Dr. Halit Nazarani u kthye në atdhe dhe emërohet mësues i matematikës e i gjeometrisë në Shkollën Normale të Elbasanit. Punoi deri më 1940. Ishte edhe zëvendësdrejtor dhe drejtor i kësaj shkolle. Pas luftës u emërua mësues në Shkollën e Ndërtimit dhe në Medresenë e kryeqytetit në Tiranë, e më 1953 emërohet mësues i matematikës në Teknikumin Bujqësor të Kamëzës. Më 1955 prej aty transferohet në gjimnazin “Q. Stafa” të Tiranës ku dha lëndët matematikë dhe fizikë deri në vdekje. Vdiq në Tiranë më 1959.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.