Halit Halimi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1942 në Miratoc të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen në Prishtinë. Fakultetin e e kreu në Paris me 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Sorbonës në Paris ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1973 me temën: ”STUDIMI SPEKTROGRAFIK I VOKALEVE TË AKCENTUARA DHE TË PA AKCENTUARA NË GJUHËN SHQIPE”(fr). Mr. Halit Halimi doktoroi në të njëjtin Universitet të Sorbonës në mars të vitit 1991 me temën: ”KRAHASIMET FONETIKE DHE FONOLOGJIKE TË GJUHËS SHQIPE DHE ASAJ FRENGE”(fr). Dr. Halit Halimi së pari punoi si mësimdhënës në Preshevë e mandej më 1975 u zgjodh ligjërues në Katedren e Gjuhës Frënge në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i Fonetikës së Gjuhës Frënge. Ka të botuar disa punime dhe ka marrë pjesë në shumë simpoziume Ndërkombëtare në vend dhe jashtë. Aktualisht punon në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku ka qenë edhe shef Katedre.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.