Halim Xhemajli
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në shkurt të vitit 1949 në Kutlloc të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në Tunel të Parë, kurse Shkollën Ekonomike në Vushtrri. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1991 me temën: ”ROLI I DITURISË NË ZHVILLIMIN TEKNOLOGJIK”. Mr. Halim Xhemajli ka punuar në Kuvendin komunal të Vushtrrisë deri më 1985 e pastaj kaloi ndihmësekretar Krahinor për Finansa në Këshillin Ekzekutiv Krahinor në Prishtinë, ku punoi deri në shtator të vitit 1990, kur pushteti serbosllav e përjashtoi nga puna. Pas vitit 1999 u punësua në Entin Rajonal të Punësimit në Mitrovicë si këshilltar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.