Halim Gjergjizi
Doktor i shkencave të ekonomisë agrare
Lindi në maj të vitit 1947 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë-Dega e Ekonomisë e kreu në Zagreb më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën Ndërkombëtare për Studime të larta në Institutin Agronomik De Monpellier në Francë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1973 me temën: ”ORGANIZIMI I PRODHIMTARISË BLEGTORALE NË NJË KOMBINAT TË KOSOVËS”(fr). Mr. Halim Gjergjizi doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Tiranë në dhjetor të vitit 2004 me temen: ”PROBLEME TË STRUKTURIMIT TË EKONOMISË RURALE NË KUADRIN E PROCESEVE TË TRANSFORMIMIT TË EKONOMISË SË KOSOVËS”. Dr. Halim Gjergjizi së pari punoi në KBI “Progres Eksport” të Prizrenit, mandej në Entin Krahinor të Planifikimit Shoqëror në Prishtinë, si bashkëpunëtorë profesional. Në vitin 1997 është zgjedh ligjërues i lëndëve Politika agrare dhe Menaxhimi i fermes në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Pas largimit nga puna nga pushteti serb, Dr. Halimi punoi si menaxher financiar në ndërmarrjen private “Sopijë” mandej në Institutin “Riinvest” e mandej formoi Qendën për mbështetjen e biznesit në bujqësi “Eco projekt” në Prishtinë. Dr. H.Gjergjizi ka të botuara një tekst për shkolla të mesme 3 libra për fakultet dhe 26 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.