Halil Muhaxheri
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore e nisi në Zagreb dhe e kreu në Gjakovë. Shkollën e mesme (të Artit) e kreu në Pejë. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1972 me temën: ”PIKTURA BASHKËKOHORE”(sr). Mr. Halil Muhaxheri së pari punoi si mësimdhënës i artit në Shkollën Ekonomike të Prishtinës mandej u zgjodh asistent në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe arriti deri te prof. inordinar i lëndës teknologjia e pikturës. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Arkitekturës (Vizatimin e lirë). Mr. H. Muhaxheri ka organizuar ekspozita personale dhe kolektive në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.