← Shfleto

Halil Kelmendi

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1937 në Treboviq të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1972 me temën:”VRASJA NË AFEKT DHE TEJKALIMI I MBROJTJES SË NEVOJSHME”(kr). Mr. Halil Kelmendi punoi si prokuror publik në Pejë, si zavendësprokurori në Prishtinë dhe në Gjyqin Suprem të Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.