Halil Ilazi
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në shkurt të vitit 1937 në Muhoc të Ferizajt. Shkollën fillore e nisi në Talinoc të Muhasgjerëve dhe e kreu në Ferizaj, kurse gjimnazin e kreu në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Shkup më 1959, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Shkup në maj të vitit 1980 me temën: ”KOMPENSIMI I DËMIT NJERËZVE TË GJYKUAR PA ARSYE, DHE NJERËZVE TË PRIVUAR NGA LIRIA PA ARSYE”(ma). Mr. Halil Ilazi së pari u punësua si gjykatës në Gjyqin e Rrethit në Ferizaj më 1959 ( ishte juristi i parë Shqiptar i diplomuar në rrethin e Ferizajt). Më 1969 u emrua Zëvendësprokuror në Prokurorin Publike të Kosovës, ka qenë gjykatës i Gjyqit Suprem të Kosovës deri sa në shtator të vitit 1990 pushteti serb e shkarkoi nga puna. Pas asaj kohe ka ushtruar detyrën e avokatit në Ferizaj, e më 1999 është emruar gjykatës në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë ku punoi deri në pension. Mr. Halil Ilazi ka të botuara 18 punime shkencore-profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.