← Shfleto

Halil Hallaçi

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi në janar të vitit 1949 në Lazarat të Gjirokastrës. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Gjirokastër. Studioi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, dhe diplomoi më 1973. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ”STRUKTURA E RRUDHOSUR E VENDBURIMIT MANTELAR BULQIZË, DHE VEÇORITË TË TEKTONIKËS SHKËPUTËSE DHE VLERËSIMI I KROMBAJTËS”. Dr. Halil Hallaçi në fillim punoi në kërkim-zbulimin e mineralit të bakrit dhe të kromit në Golaj, Gjeçan, Surroi të rrethit të Kukësit, kryegjeolog në Kukës, drejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike të Bulqizës, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjeologjisë të Tiranës, më 1998 drejtor i Institutit të Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Ka qenë bashkëpunëtor i disa studimeve për Industrinë e kromit. Ka të botuar disa artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në simpoziume në vend dhe jashtë. Është dekoruar me “Medalje Pune”, “Urdhër Pune” të kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.