Halil Ahmetaj
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shkurt të vitit 1953 në Vuthaj të Plavës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje, kurse e kreu në Guci. Gjimnazin e kreu në Gjakovë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1984 me temën:” NDIKIMI I LITIUMIT NË PËRGJIGJEN IMUNOLOGJIKE”(sr). Mr. Halil Ahmetaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shtator të vitit 1987 me temën:” NDIKIMI I KALCIUMBLLOKATORËVE NË REAKTIVITETIN IMUNOLOGJIK”. Dr. Halil Ahmetaj punën e filloi si mjek dhe e kreu edhe specializimin, prej fillimit ka punuar në Institutin e Fiziologjisë Klinike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku edhe punon. Dr. H. Ahmetaj ka të botuara 26 punime shkencore dhe autor-koautor i 4 teksteve universitare. Aktualisht është prof. ordinar i Fiziologjisë patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Prof. Dr. Halil Ahmetaj është anëtar aktiv i ASH të Nju Jorkut. Ka qenë shef i katedrës dhe kordinator në Institutin e Fiziologjisë Patologjike në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.