Hako Hulusi
Doktor i shkencave të filozofisë
Lindi në tetor të vitit 1930 në Delvinë. Mësimet e para i bëri në vendlindje dhe i vazhdoi në Gjirokastër ku e kreu edhe shkollën e mesme. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit “Lomonosov” të Moskës më 1958. Ka doktoruar më 1978 me temën: ”VIJA POLITIKE E PPSH PËR EDUKIMIN ATEIST SHKENCOR TË POPULLIT”. Dr. Hako Hulusi së pari punoi si pedagog i Filozofisë në Universitetin e Tiranës në Institutin e Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor) dhe në Akademinë e Arteve. Ka një tekst mësimor dhe disa botime të karakterit ateist. Ka marrë pjesë në sesione shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.