← Shfleto

Hakif Hoxha

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi në gusht të vitit 1954 në Herticë të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Imunologjisë klinike me Alergologji në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1988 me temën: ” FREKUENCA E ANTIGJENEVE ERITROCITARE NË POPULLATËN E KOSOVËS”(kr). Mr. Hakif Hoxha së pari u punësua si mjek në Entin e Transfuzionit të Gjakut të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe punon. Më 1982 zgjidhet asistent i lëndës së patofiziologjisë në këtë fakultet. Specializimin për transfuziologji e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Ka 15 punime shkencore të botuara edhe jashtë vendit, është bashkautor i 1 teksti universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.