Haki Karakashi
Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1930 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësoren) në Prishtinë ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Kimisë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega KimiTeknologji në Zagreb ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1974 me temën: ”NEUTRALIZIMI I UJRAVE TË NDOTURA DHE METODA PËR PASTRIM”(kr). Mr. Haki Karakashi së pari punoi si mësues në rrethin e Vushtrrisë. Si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore të Prishtinës. Në Energoinvest të Prishtinës si teknolog në Fabrikën e Amortizatorëve, në Jugo-Inspekt për kontrollimin e cilësisë së prodhimeve në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.