← Shfleto

Haki Dushi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1930 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomiken) e kreu në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1973 me temën: ”METODAT BASHKËKOHORE TË LLOGARITJES SË HARXHIMEVE NË KSA TË KOSOVËS DHE MUNGESA E TYRE”(kr). Mr. Haki Dushi doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në nëntor të vitit 1978 me temën: ”HULUMTIMET DHE PROJEKTI I METODËS OPTIMALE TË LLOGARITJES SË SHPËNZIMEVE PËR NEVOJAT E MARRJES SË VENDIMIT EFIKAS NË VEPRIMTARINË E ORGANIZATAVE TË PUNËS SË BASHKUAR”(sr). Dr. H. Dushi së pari punoi në komunë të Gjakovës, mandej mësimdhënës në Shkollën Ekonomike, në Bankën Komerciale të Gjakovës, drejtor i filialit të BANKOSIT në Prishtinë. Më 1974 kaloi si mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës për lëndën Kontabilitetin I, ku arriti deri te prof. ordinor në këtë fakultet dy mandate ka qenë shef Katedre dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës. Ka të botuar tezen e doktoratës dhe ligjëron në Universitetin e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.