Hajrullah Koliqi
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi më 1946 në Kështenjë të Krajës Tivar. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Ostros, të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet doktoroi në Prishtinë në qershor të vitit 1982 me temën: ” PUNA EDUKATIVO-ARSIMORE E ALEKSANDËR GJUVANIT”. Dr. Hajrullah Koliqi së pari punoi si mësues në vendlindje. Më 1973 u zgjodh asistent i Andragogjisë në Katedrën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve: Historia e pedagogjisë botërore, Historia e pedagogjisë shqiptare dhe Andragogjia. Dr. H. Koliqi ka të botuara më tepër se 200 njësi bibliografike, ka disa tekste për shkolla të mesme dhe një tekst universitar, 8 monografi (vepra të tjera). Ka qenë dekan i Fakultetit të Mësuesisë të Prishtinës, ministër i Arsimit dhe i Shkencës në Republikën e Kosovës. Jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.