Hajrullah Gorani
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në mars të vitit 1931 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1965. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1971 me temën: ”PROBLEMI I NDARJES TË ARDHURAVE DHE TË TË ARDHURAVE PERSONALE NË KUSHTE TË ZHVILLIMIT KOMBINATIT INDUSTRIAL BUJQËSOR NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Hajrullah Gorani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”MATJA E EFEKTEVE TË OBPB TË KOMBINATEVE BUJQËSORE INDUSTRIALE SI KUSHT PËR SHPËRNDARJEN MË TË PËRSHTATSHME TË TË ARDHURAVE”(sr). Dr. H. Gorani së pari u zgjodh asistent i: Kontabilitetit II në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar për lëndët: Teoria dhe Analiza e bilansit. Ka të botuara 5 tekste universitare, 2 fjalor terminologjik, 3 tekste për shkolla të mesme dhe 16 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.