← Shfleto

Hajrulla Begu

Magjistër i shkencave teknike – xehetarisë

Lindi në tetor të vitit 1941 në Kaçanuell të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesmen (teknike) e kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Xehetarisë-Dega e Pasurimit të Lëndëve Minerale, e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në maj të vitit 1974 me temën: “ZBËRTHIMI OPTIMAL I MINERALEVE TË Pb, Zn, PIRITIT DHE PIRHOTINIT NË XEHEN E MINIERËS SË STANTRGUT“(sr). Mr. Hajrulla Begu punën e filloi si inxh. i xehetar me 1965 në Xeheroren e Bellobërdës në Kopaonik, mandej ka punuar si Drejtor (15 vjet) në Flotacion të Stantërgut, Udhëheqës i Institutit të Plumbit dhe të Zinkut në Zveçan. Me hapjen e Fakultetit të Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë ka qenë ligjërues i lëndës Pasurimi i lëndëve minerale të Kosovës ka qenë i vetmi magjistër–ekspert i kësaj lënde në Kosovë, ishte udhëheqës në repartet e Kombinatit „Trepça“ si dhe udhëheqës i Delegacionit Jugosllav në Degën e pasurimit të mineraleve në SEV, Beograd. Mr. H. Begu ka të botuara 10 punime profesionale, 13 punime shkencore. Jeton në Vushtrri.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.