← Shfleto

Hajrip Mehmeti

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi në shtator të vitit 1957 në Kuk të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Bresanë, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prizren. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Shkupit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1997 me temën: ”KARAKTERISTIKAT RACORE DHE PRODHIMTARIA E QUMËSHTIT DHE LESHIT TE BARDHOKAT”(ma). Mr. Hajrip Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë-Departamenti i zooteknikës në Kamëz-Tiranë në qershor të vitit 2000 me temën: ”PROFILI VIZIV-GJENETIK SI DHE PARAMETRAT DHE KORELACIONET E TREGUESVE SASIORË DHE CILËSORË TE DELET BARDHOKA”. Dr. Hajrip Mehmeti së pari punoi në kombinatin “Progres Eksport” të Prizrenit, mandej asistent në Institutin e Blegtorisë dhe Veterinarisë të Prishtinës. Më vonë u pranua asistent i lëndëve Blegtoria e përgjithshme dhe ajo speciale në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 10 punime profesionale, 15 punime shkencore, 3 dispensa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.