Hajrije Hundozi-Hysenaj
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lindi në mars të vitit 1956 në Rahovec. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”ENTROPATOGJENEZA E ARTRITIT RHEUMATOID NË KOSOVË”. Mr. Hajrije Hundozi-Hysenaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 2000 me temën: ”LEZIONET NË KËRDHOKULLA TE TË SËMURËT NGA ARTRITI RHEUMATOID DHE SPONDILITI ANKILOZANT”. Dr. Hajrije Hundozi-Hysenaj së pari punoi si mjeke në Klinikën e Ortopedisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi në Qendrën Spitalore “Rebro” të Zagrebit, në Qendren Ortopedike të Lubjanës, e mandej u zgjodh asistente e lëndës së fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, tash është ligjëruese e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka marrë pjesë në disa simpoziume e kongrese, ka të botuara 3 punime shkencore si autore dhe 6 si koautore, dy prej tyre të botuara jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.