← Shfleto

Hajri Ziba

Doktor i kineziologjisë

Lindi në gusht të vitit 1952 në Livadhi të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Strugë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Sarajevë më 1976. Pas specializimit doktoroi në Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë në nëntor të vitit 1998 me temën: ”NJOHURITË DHE PLANIFIKIMI I VAZHDUESHËM SHKENCOR TË STËRVITJES, MBËSHTETET SUKSESI I FUTBOLLISTËVE TË MOSHAVE TË REJA 16 – 18 VJEÇARE”. Dr. Hajri Ziba është i angazhuar në Universitetin e Tetovës si ligjërues i rregullt.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.