Hajri Shehu
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në qershor të vitit 1942 në Vleshë, ku e kreu shkollën fillore, të mesmen pedagogjike e kreu në Peshkopi. Studimet e Orientalistikës i filloi në Moskë dhe e kreu gjuhën angleze në Universitetin e Tiranës, diplomoi më 1961 dhe si degë të dytë mori Pedagogji – psikologji. Ka gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin shkencor “Profesor”. Dr. Hajri Shehu në fillim punoi si mësues i gjuhës angleze në Peshkopi dhe në Gjirokastër, mandej punonjës shkencor në Institutin i Gjuhës dhe të Letërsisë në Akademinë e Shkencave, në Sektorin e leksikologjisë, ka qenë pedagog i anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Emri i tij është në Librin Ndërkombëtar të Biografive të Kembrixhit (Angli). Është bashkautor i Fjalorit të Gjuhës Shqipe edhe disa fjalorëve të tjerë. Është nderuar me “Çmimin e Republikës”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.