← Shfleto

Hajredin Shtino

Doktor i shkjencave teknike – metalurgjisë

Lindi në tetor të vitit 1932 në Gjirokastër. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë e kreu në Krakovë (Poloni) më 1954. Me vendimin e Komisionit të Lartë të Atestimit nr.16 të datës 27.04.1970 i është caktuar titulli “Docent”. Dr. Hajredin Shtiho prej vitit 1954-1961 ka qenë inxhinjer-kryeinxhinier në minierën e qymyrgurit në Memaliaj, kurse në vitet 1961 – 1993 pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave të Tiranës e prej tyre 25 vjet përgjegjës i Katedrës së Minierave dhe 20 vjet zëvendësdekani i Fakultetit të Gjeologjisë dhe i Minierave. Ka ligjëruar lëndën Ajrimi dhe zjarrët në Minjerë. Ka hartuar Planprograme për specialist të Minierave. Dr. H. Shtiho prej vitit 1977 -1981 ka ligjëruar lëndën Ajrimi i Minierave në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Ky ka të botuara një monografi, 10 tekste universitare, 20 artikuj shkencorë si dhe 34 studime-projekte shkencore të zbatuara dhe 10 referate, kumtesa të mbajtura në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka udhëhequr 5 disertacione për gradën shkencore “Kandidat i shkencave”. Vdiq në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.