Hajredin Kumbaro
Doktor i shkencave të metalurgjisë – akademik
Lindi në Libohovë më 1920. Aty i mori mësimet e para, kurse Gjimnazin e Shtetit e kreu në Shkodër. Studimet e larta i filloi në Universitetin Politeknik të Torinos, u diplomua në Institutin e Metaleve me Ngjyrë të Moskës më 1951. Ka punuar si kryeinxhinier në Minierën e Bakrit në Rubik. Ishte edhe drejtor i Drejtorisë së Minierave e më pas i Drejtorisë së Metalurgjisë në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave, drejtor në Institutin e Studimeve e të Projektimeve të Gjeologjisë e të Minierave dhe drejtor i Institutit të Metalurgjisë së Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Ka drejtuar ndërtimin e uzinës së shkrirje të bakrit në Rexhepaj (Kukës). Tridhjetë vjet ka dhënë kontribut në zhvillimin e industrisë së metalurgjisë së bakrit, hekurit, të nikelkromit, ferokromit dhe kërkimeve shkencore në këto fusha. Ka dhënë mësim lëndën e Metalurgjisë në Universitetin e Tiranës. Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës I. Vdiq në Tiranë më 1999.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.