← Shfleto

Hajredin Kuçi

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1971 në Arbanë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, kurse të mesmën në Vushtrri. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1993. Ishte”student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1999 me temën: ”PAVARËSIA E KOSOVËS, FAKTOR STABILITETI APO DESTABILITETI NË BALLKAN”. Mr. Hajredin Kuçi studimet për doktoratë i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe në atë të Gracit të Austrisë. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në qershor të vitit 2002 me temën: ”KONFLIKTI I LIGJEVE NË MARRËDHËNIET STATUSORE DHE FAMILJARE”. Më 1996 zgjidhet asistent i lëndëve: E drejta Ndërkombëtare dhe ligjërues i lëndës E drejta e Unionit Evropian në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ligjëron në të dy universitetet e Tetovës Ka ligjërua në SHLP të Gjakovës dhe të Pejës. Ka specializuar në SHBA, Sofje, Grac, Gjenevë dhe në Dubrovnik. Ka marrë pjesë në simpoziume ndërkombëtare në Evropë dhe në SHBA. Ka qenë nënkryetar të UPS në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ka të botuara 22 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.