Hajdin Berisha
Magjistër i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi më 1962 në Therandë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë - e kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Prishtinës në qershor të vitit 1995 me temën: ”CAKTIMI I DREJTIMIT KRITIK NGA VEPRIMI I TËRMETIT TË RAMIT NJËKATESH HAPËSINOR”. Mr. Hajdin Berisha në fillim punoi në NNI “19 NËNTORI” të Suharekës, kurse prej vitit 1988 punoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Prishtinës si asistent i lëndës Teoria e konstruksioneve më vonë edhe si ligjërues i kësaj lënde. Mr. H.Berisha ka të botuara disa punime shkencore. Mr. Hajdin Berishën ushtria serbe e likuidoi në mars të vitit 1999 në Therandë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.