← Shfleto

Hajdar Salihu

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1950 në Batushë të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1985 me temën: ”POEZIA SHQIPE ME ALFABETIN ARAB NË KOSOVË”. Mr. Hajdar Salihu punoi si mësues në Molliq e mandej si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Deçanit. Prej vitit 1981 pushteti serbokomunist për shkak të bindjes politike, Hajdarin e përjashtuan nga puna, pas një kohe filloi punën në Teatrin Popullor të Gjakovës. Mr. H. Salihu u mor edhe me shkrime ku shkroi proza për të rritur dhe kritika letrare dhe ka të botuara 5 vepra letrare me pseudonim “Yll Jonuzi”. Vdiq në Gjakovë në dhjetor të vitit 1995.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.