← Shfleto

Hajdar Sadiku

Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi në dhjetor të vitit 1965 në Kuk të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e nisi në Kuk dhe e kreu në Bresanë. Shkollën e mesme të (Ndërtimtarisë) e kreu në Prizren. Fakultetin e Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë më 1991. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në prill të vitit 1998 me temën: ”ANALIZA E SFORCIMEVE DHE DEFORMIMEVE NË PROCESIN KOHËGJATË NË SHUFRËN E BETON ARMESË SIPAS EC-2 DHE AUTORËVE TJERË”. Mr. Hajdar Sadiku së pari u zgjodh asistent në Departamentin e Fakultetit të Ndërtimtarisë të Prishtinës, ku edhe tash punon dhe është bashkautor i dy teksteve universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.