Hajdar Peci
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi më 1939 në Boletin të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”GJEOMETRIA EKVIVALENTE DIFERENCIALE” (kr). Mr. Hajdar Peci së pari punoi si mësues, arsimtar e prof. i matematikës në Shkollën Teknike të Obiliqit. U zgjodh asistent i matematikës I në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës - në Prishtinë, më vonë edhe ligjëroi këtë lëndë në këtë fakultet. Mr. H. Peci specializoi në BRSS për matematikë. Ka qenë profesor i rregullt në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës deri në pension.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.