Hafiz Leka
Magjistër i shkencave të sociologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1959 në Hodonoc të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore e nisi në Mali Tërnoc dhe e kreu në Rogoçicë, kurse Gjimnazin e filloi në Tërnoc dhe e kreu në Bujanoc. Fakultetin Filozofik – Dega Sociologji-Filozofi e kreu në Prishtinë me 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1997 me temën:”BUROKRACIA, NDIKIMI DHE DEMOKRACIA INDUSTRIALE”(kr). Mr. Hafiz Leka një kohë të gjatë punoi si profesor i sociologjisë, logjikës dhe i psikologjisë në Gjimnaz të Kamenicës. Ka marrë pjesë në disa simpoziume shkencore në Kosovë. Ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate në Kamenicë, ka qenë drejtor i Drejtoratit për punësim për Rajonin e Anamoravës(Gjilan, Kamenicë, Viti).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.