Hafiz Ali Korça
Magjistër i fesë islame
Lindi më 1873 në Korçë. Mësimet fillestare i bëri në vendlindje kurse të mesmet dhe të Lartat në Fakultetin e Filozofisë dhe në atë të shkencave të natyrës në Stamboll. Në moshën nëntëvjeçare mori titullin Hafiz. Ali Korça është i njohur si filozof, teolog, gjuhëtar, pedagog, poet dhe si enciklopedist. Është pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, ka qenë anëtar i komisionit për Pastrimin e Gjuhës Shqipe. 25 vjet punoi si profesor në Universitetin e Tiranës ku ligjëroi gjuhë Arabe dhe logjikën. Në të gjitha regjimet ka qenë i përndjekur duke filluar nga shteti Osman, i Zogut dhe ai Komunist. Ka të botuara 26 vepra shkencore, letrare, fetare dhe filozofike. Në pleqëri regjimi Komunist ia pushkatoi djalin. Mandej ai në varfëri të thellë vdiq më 1956 në Kavajë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.