← Shfleto

Habib Hashani

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1939 në Obiliq(Kastriot). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Mitrovicë. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1962. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare në Drejtimin Ndërkombëtar Juridik dhe magjistroi në Beograd në korrik të vitit 1977 me temën:”E DREJTA NDËRKOMBËTARE E MBROJTJES SË UJËRAVE NGA NDOTJA NË RSFJ”(sr). Mr. Habib Hashan doktoroi në Fakultetin Juridik të Beogradit në shkurt të vitit 1980 me temën:”AMBIENTI I NJERIUT DHE KOMBET E BASHKUARA”(sr). Dr. Habib Hashani së pari punoi në komunën e Obiliqit, gjykatës në Prishtinë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në kombinatin “Kosova” të Obiliqit, në Gjykatën Supreme të Kosovës prej aty kaloi si asistent i lëndës E drejta ndërkombëtare ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë prorektor i Universitetit të Prishtinës. Ka të botuar 7 punime dhe 1 tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.