Gurali Brahimllari
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në prill të vitit 1960 në Mazrek të Korçës. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Vlorë, ku e kreu Shkollën e Lartë të Aviacionit më 1983 dhe filloi punën si oficer i aviacionit në Kuçovë. Studimet i kreu në Fakultetin Filozofik të Tiranës, mandej e kreu edhe Fakultetin e Drejtësisë të Tiranës, ku edhe magjistroi më 1998 me temën: ” LIGJI DHE DREJTËSIA “ NË DODINA – DANIMARKË. Ka kryer kurse specializimi brenda dhe jashtë vendit si Danimarkë, Shtutgard, Strazburg. Ka punuar si ndihmës – gjyqtar në Gjykatën e Kuçovës mandej si gjykatës. Jeton në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.