← Shfleto

Gogo Gjivogli

Doktor i shekencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1944 në Piqiras të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sarandë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1997. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1999 me temën: ”PERSPEKTIVA NAFTËGAZMBAJTËSE E STRUKTURAVE ANTIKLINALE TË DELVINËS”. Dr. Gogo Gjivogli së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike në B. Curr, kryegjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Sarandës, në Qendrën Gjeologjike Civile të Tiranës. Ka bërë studime për zbulimin e kromit në objektet e Methit në Tropojë. Këto rezultate i paraqiti në artikuj shkencorë dhe në simpoziume. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me dy urdhra për “Punë të shquar në miniera-gjeologji” të kl. III. dhe kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.