Gjylymsere Ramadani-Kasapi
Doktor e shkencave të pedagogjisë
Lindi në maj të vitit 1952 në Tetovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup. Fakultetin Filozofike-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin e Shkencave Pedagogjike në Tiranë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1993 me temën:”ARSIMIMI I FEMRËS SHQIPTARE NË MAQEDONI PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE NË VEÇANTI GJATË VITEVE 1980-1990”. Mr. Gjylymsere Ramadani - Kasapi doktoroi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë në korrik të vitit 1994 me temën: ”ARSIMIMI I FEMRES SHQIPTARE NË MAQEDONI (1945-1990)”. Dr Gjylymsere Kasapi së pari punoi si mësuese në Gostivar, punoi si gazetare në Qendrën për Informim në Tetovë prej ku pushteti maqedonas e largoi nga puna. Ka qenë këshilltare për Pedagogji shkollore në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë. Ka të botuara 30 punime shkencore dhe 30 punime profesionale si dhe temen e magjistraturës dhe doktoratës, ka 2 tekste universitare të botuara dhe 1 libër. Dr. Gjylymsere Kasapi tash është docente e lëndës së pedogogjisë në Fakultetin Pedagogjik në Shkup si dhe ligjëruese në dy universitetet në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.