← Shfleto

Gjyle Mulliqi-Osmani

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në prill të vitit 1954 në Raushiq të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1994 me temën: ”DUKURITË DIAGNOSTIKO-EPIDEMIOLOGJIKE TË BRUCELLOZES NË KOSOVË”. Mr. Gjyle Mulliqi-Osmani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2001 me temën: ”FLORA BAKTERORE E INFEKCIONEVE URINORE, NDIESHMËRIA E SAJ NDAJ ANTIBIOTIKËVE NË KORELACION ME DIAGNOZËN KLINIKE”. Dr. Gjyle Mulliqi-Osmani së pari punoi si mjeke në Entin për Mbrojtje Shëndetësore në Pejë, e më 1984 kaloi në Institutin e Shëndetësisë Publike në Prishtinë, mandej u zgjodh asistente e Mikrobiologjisë me parazitologji në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Tash është ligjëruese e këtyre lëndëve në këtë fakultet dhe është kryeshefe në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHP të Kosovës në Prishtinë. Ka marrë pjesë në simpoziume e kongrese me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, ka 25 punime të publikuara si autor-koautor. Dr. Gjyle Mulliqi-Osmani ka qenë në trajnime në Budapest, Kopenhagë, Dubrovnik, Mynih dhe Kolorado.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.