← Shfleto

Gjovalin Gjadri

Doktor i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi më 1899 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në Kolegjin Severian të Shkodrës, kurse Gjimnazin e kreu në Kremes afër Vjenës. Këtu e kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit me sukses të shkëlqyeshëm më 1925. Pas diplomimit Gjovalini u kthye në atdhe ku u emërua Inxhinier në Ministrinë e Punëve Botërore dhe mori pjesë në realizimin e punimeve në Urën e Matit (Vepër e njohur në literaturën botërore). Prej vitit 1927 deri më 1931 punoi në Institutin e Ndërtimit të Urave në Moskë. Më 1932 u kthye në atdhe si specialist dhe përsëri fillon punën në Ministrinë e Punëve Botërore dhe merret me projektimin e Urës së Lanës. Më 1935 merr pjesë në Kongresin Ndërkombëtar për “Ndërtesat dhe Urat.” Në këtë kongres e përfaqësonte Shqipërinë dhe mbajti një referat për problemin e ndërtimit të Urave në Shqipëri. Ky referat i Gjovalinit u botua në materialin e Kongresit më 1936. Gjithë kohën Gjovalin Gjadri u mor me problematikën e Ndërtimit të Urave dhe punoi 40 vjet praktikë shkencore dhe mu për këtë iu dha, titulli “Profesor”. Dr. Gj. Gjadri ka qenë pionier i shkencës së ndërtimit në Shqipëri. Dr. Gjovalin Gjadri vdiq në Tiranë më 1974.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.