← Shfleto

Gjon Progoni

Magjistër i artit figurativ

Familja Progoni është shpërngulur nga Novobërda e Kosovës dhe u vendos në Raguzë (Dubrovnik). Kjo ndodhi në dekadën e tretë të shekullit XV. Pra, Gjoni lindi në Raguzë ku edhe e kreu gjithë shkollimin dhe magjistroi në Artin e Skalitjes me ari si FILIGRAN dhe në tetor të vitit 1491 mori gradën e magjistrit të Artit të skalitjes. Mr. Gjon Progoni ka qenë filigran i njohur i Raguzës si dhe artist i skalitjes i shekullit XV. Skalitjet e punuara nga dora e Mr. Gjonit prej ari e argjendi sidomos kurorat e punuara prej tij (Gjonit) i kanë mbajtur shumë mbretër-burra shtetror nga Ballkani dhe Evropa. Pra, Gjon Progoni (Sipas Dr. J. Vatocit) është magjistri i parë i Artit të Skalitjes shqiptar me prejardhje nga Novobërda e Kosovës që punoi dhe veproi në Dubrovnik deri në vdekje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.