Gjergj Rrapi
Doktor i shkencave të sociologjisë
Lindi në maj të vitit 1937 në Shtupë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Budisalc, kurse tri klasë të Gjimnazit i kreu në Pejë, mandej e vazhdoi Shkollën Normale. Fakultetin Filozofik – Dega e Sociologjisë e kreu në Beograd më 1973, doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1986 me temën:”MARTESA SHQIPTARE NË KOSOVË”(sr). Dr. Gjergj Rrapi së pari punoi si mësues në Klinë dhe Pejë, mandej në Qendrën Krahinore të Marksizmit në Prishtinë. Më 1973 kaloi në Fakultetin Filozofik-Dega Filozofi, Sociologji, ku arriti deri te prof. ordinar i Sociologjisë në këtë fakultet, ka ligjëruar filozofinë në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës. Pas vitit 1999 dy vjet radhazi ka qenë bashkëpunëtor në Qeverinë e Kosovës e ka drejtuar Institutin e Filozofisë të Prishtinës. Ka bashkëpunuar me revistat sociologjike në ish Jugosllavi. Instituti i Sociologjisë i Beogradit e ka botuar librin e Gj. Rrapit me titull:”Savremene zdruzhene porodice na Kosovu”. Është përkthyer edhe gjermanisht. Vdiq më 2002.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.