← Shfleto

Gjergj Gjergji

Doktor i shkencave të teologjisë

Lindi në maj të vitit 1948 në Stubëll të Epërme të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Zhegër të Gjilanit. Gjimnazin klasik e kreu në Suboticë. Fakultetin Filozofik e kreu në Romë më 1970, kurse Fakultetin e Teologjisë e kreu po aty më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin “Urbaniana” të Romës-Shkencat historiko-dogmatike ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”KONTRIBUT I NJOHJES SË KONCEPCIONEVE TË LUIGJI STEFANINIT”(it). Mr. Gjergj Gjergji doktoroi në të njëjtin Universitet të Romës në tetor të vitit 1987 me temën: ”MARTIRËT SHQIPTAR TË KARADAKUT GJATË VITEVE 1846-1848”(it). Dr. Gj. Gjergji u shugorua më 1974 në Romë dhe në Stubëll të Epërme, si meshtar filloi punën në Gllogjan, Prizren e shumë vende të Kosovës e të Maqedonisë. Shërbeu në Kalabri, Shqipëri, ku u shpall qytetar nderi në Himarë e Pogradec. Ka të botuara 5 vepra, 23 punime shkencore dhe disa monografi. Ka shkruar me pseudonimin Gjergj Gashi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.