Ghyljeta Mushkolaj
Magjistër e shkencave juridike
Lindi në gusht të vitit 1963 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Evropës Qendrore në Departamentin e Studimeve Juridike në Budapest të Hungarisë ku edhe magjistroi në mars të vitit 1995 me temën: ”PROBLEMET JURIDIKE RETH MBROJTJES PREVENTIVE TË REFUGJATËVE NË RENDIN E RI BOTROR”(an). Mr. Gjyljeta Mushkolaj u regjistrua edhe në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku më parë pati krye studimet pasuniversitare në Drejtimin Administrativo-Politik dhe magjistroi në tetor të vitit 1995 me temën: ”ASPEKTET KUSHTETUTO-JURIDIKE I LIRIVE DHE TË DREJTAVE THEMELORE TË NJERIUT NË JUGOSLLAVINË FEDERATIVE 19461991”. Mr. Gjyljeta Mushkolaj punoi në OP “Inotregtia” në Prishtinë si juriste, në Komitetin për Informata të KSA të Kosovës, kurse tash punon si asistente e lëndës Fillet e së drejtës në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ligjëron këtë lëndë. Ligjëron edhe në Universitetin e Tetovës. Gjyljeta Mushkolaj është magjistre e dyfisht në shkencat juridike e para nga femrat shqiptare të Kosovës. Ka marrë pjesë në shumë komisione e forume me karakter ndërkombëtar dhe ka kontribuar shumë për të drejtat e refugjatëve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.