Gëzim Kazazi
Magjistër i shkencave të metalurgjisë
Lindi më 1953 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindej, kurse të mesmen (Teknikën) në Prishtinë. Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë e kreu në Mitrovicë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Metalurgjisë në Sisak-Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1992 me temën: ”PËRPUNIMI I METALEVE NË GJENDJE TË LËNGËT”(kr). Mr. Gëzim Kazazi ka punua në Shkritorën e”Feronikelit” të Drenasit, në “Metallac” të Janjevës në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës në Sektorin për Ekonomi. Ka të botuara 2 punime profesionale, ka shkuar në specializim në SHBA dhe nuk është kthyer.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.