← Shfleto

Gazmend Shaqiri

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1936 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1962. Specializimin për kirurgji vaskulare e bëri në Pragë. Mandej doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në maj të vitit 1974 me temën : ”INDIKACIONET PËR INTERVENIME RADIKALE DHE PALIATIVE TEK ARTERIET ARTERIOSKLEROTIKE TË ABLITERNUARA TË EKSTREMITETEVE TË POSHTME” (sr). Dr. Gazmand Shaqiri së pari ishte mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës në Repartin e Kirurgjisë Vaskulare ku ka qenë edhe shef i Repartit. Ka punuar edhe si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë. Më 1971 u zgjodh ligjërues i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë prodekan dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Dr. Gazmend Shaqiri është kandidati i parë që doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës prej shqiptarëve. Ka të botuara 197 punime shkencore dhe 7 libra të lëmit të kirurgjisë vaskulare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.