Gazmend Rizaj
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në janar të vitit 1958 në Pejë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Filozofik - Dega e Historisë i kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Sarajevës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën:” NDARJA ADMINISRATIVO-GJUHËSORE E SANXHAKUT TË VUÇITËRNES SHEKULI I XV – XVII”(sr). Mr. Gazmend Rizaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në prill të vitit 1995 me temën: ” ÇESHTJA E DALJES SË SERBISË NË ADRIATIK PERMES BREGDETIT SHQIPTAR DHE CAKTIMI I KUFIJVE VERIOR DHE VERILINDOR TË SHQIPËRISË 1912-1913”. Dr. Gazmend Rizaj punën e filloi në Muzeun Krahinor të Revolucionit në Prishtinë si bashkëpuntor shkencor. Në vitin 1994 filloi punën si ligjërues në Degën e Historisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar për lëndët: historia botërore moderne dhe gjeografia historike. Dr. G.Rizaj ka të botuara një varg studimesh e artikuj shkencor në vend dhe jashtë. Iu është botuar edhe teza e disertacionit si monografi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.