← Shfleto

Gazmend Pula

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në korrik të vitit 1954 në Zveçan-Mitrovicë. Shkollën fillore dhe tri klasë të mesmes (Gjimnazit) i kreu në Prishtinë, klasën e katër e kreu në Redkus të Kalifornisë. Gazmendi i kreu dy fakultete atë të gjuhës angleze dhe të Elektroteknikës në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, kurse magjistroi në Universitetin “George Washington “ në SHBA në maj të vitit 1981 me temën: ”PROBLEMATIKA E DËSHIRUAR E SISTEMEVE NXITËSE ME NXITËSIT NJEJTMATËS”(an). Mr. Gazmend Pula doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në shtator të vitit 1995 me temën: ”KONTRIBUT ANALIZËS SË NDIKIMIT TË SISTEMEVE TË EKSITIMIT TË GJENERATORËVE SINKRON NË STABILITETIN TRANSIT TË SISTEMIT”. Dr. Gazmend Pula së pari punoi si mësimdhënës i gjuhës angleze dhe i elektroteknikës në Qendrën Teknike të Prishtinës, mandej ligjërues i lëndëve: Bartja dhe distribuimi i energjisë elektrike dhe Sistemet elektroenergjetike në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës, ku tash është prof. inordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime, kryesisht në gjuhën angleze ka edhe 2 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.