Gazmend Kaçaniku
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në dhjetor të vitit 1958 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1998 me temën: ”MODIFIKIMI I DAKRIOCISTORINOSTOMISË ME FIKSACION TË ORIFICIUMIT”. Mr. Gazmend Kaçaniku doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 2005 me temën: ”APLIKIMI I TUBAVE TË SILIKONIT NË TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE TË RRUGËVE ELEMINATORE TË LOTIT”. Dr. Gazmend Kaçaniku specializimin nga Oftalmologjia e kreu në Universitetin e Zagrebit. Një kohë specializoi në Japoni. Në fillim punoi si mjek në Klinikën e Syve të Prishtinës, e më 1995 u zgjodh asistent i lëndës së Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinë. Ka marrë pjesë në disa simpoziume e konferenca ndërkombëtare dhe ka të botuara 8 punime shkencore si autor dhe 14 punime të tjera si bashkautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.