← Shfleto

Gastor Agalliu

Doktor i shkencave të natyrës kimi – teknologji

Lindi në prill të vitit 1944 në Vlorë. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje, Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi-Teknologji, e kreu në Tiranë më 1967, po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitit 1999 me temën: ”MËNYRAT E NXIERRJES SË ARIT DHE ARGJENDIT NGA XEHERORI I VENDBURIMIT GJAZUJ”. Dr. Gastor Agalliu së pari punoi si kimist në Laboratorin e Ndërmarrjes Gjeologjike në Tiranë, drejtor i Institutit S.P. Teknologji - Kimi Tiranë, kimist në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë. Është marrë me analiza probire të arit dhe argjendit, studim i mundësisë së pasurimit të metaleve të çmuara. Është dekorua me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.