← Shfleto

Ganimete Minci-Bejtullahu

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në korrik të vitit 1952 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1988 me temën: ”NDIKIMI I KALCIUM BLOKATORËVE NË REAKTIBILITETIN LËKUROR DHE NË KONCENTRIMIN TOTAL TË IMUNOGLOBULINEVE E TE TË SËMURËT ASTMATIK”(kr). Mr. Ganimete Minci-Bejtullahu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1999 me temën: ”IMUNITETI CELULAR TE ARTHRITIS REUMATOID”. Dr. Ganimete Minci-Bejtullahu më 1980 u pranua asistente në lëndën e Fiziologjisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te docente e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka të botuara 8 punime profesionale dhe 8 punime shkencore dhe një tekst universitar si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.