Ganimete Kulinxha
Magjistër e shkencave të pedagogjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1962 në Prishtinë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë - i kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në prill të vitit 1997 me temën: ”VLERA PEDAGOGJIKE E PËRRALLËS POPULLORE SHQIPTARE”. Mr. Ganimete Kulinxha së pari punoi si mësimdhenëse e pedagogjisë, mandej u zgjodh asistente në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku është edhe tash ligjëruese e lëndëve pedagogjike në Fakultetin e Edukimit të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.