Gani Sadiku
Magjistër i artit – pikturës
Lindi më 1960 në Bare të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë. Fakultetine Arteve – Drejtimi i Pikturës - e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1998 me temën: ”SIMBOLIKA DHE LIRIKA NË PIKTURËN BASHKËKOHORE”. Mr. Gani Sadiku së pari punoi si profesor i artit figurativ në shkollat e mesme në Mitrovicë. Ka qenë këshilltar-inspektor për lëndën e artit për Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj. Mr. G. Sadiku ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.