Gani Prekopuca
Magjistrër i skencave të ekonomisë – tregëtisë së jashtme
Lindi në qershor të vitit 1948 në Miradi të Ulët të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin për Tregëti të Jashtme e kreu në Zagreb më 1979. Studimet pasuniversitare për Tregëti të Jashtme i bëri në Fakultetin e Rijekës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1988 me temën: ”?“(kr). Mr. Gani Prekopuca ka ndjekur Seminare të Tregtisë së Jashtme në Ish - Jugosllavi. Më 1980 u punësua në Ndërmarrjen për Tregti të Jashtme “EXIMKOS” të Prishtinës, së pari si referent komercial dhe këtu arriti deri te drejtor gjeneral i kësaj ndërmarrjes në Prishtinë. Ka qenë edhe deputet në Parlamentin e Kosovës në mandatin e parë. Mr. G. Prekopuca flet dhe shkruan përveç Shqipes edhe anglishten, frengjishten, italishten dhe serbokroatishten. Tani është anëtar i Bordit Kosovar për Standarde (BKSRK) në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.