Gani Pllana
Magjistër i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në korrik të vitit 1954 në Kçiq të Madh të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, kurse të mesmen (Teknikën) në Mitrovicë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1984 me temën: ”HULUMTIMET E DIMENSIONEVE TË KUSHINETAVE NË VETIT DINAMIKE TË MANIPULATORËVE”(kr). Mr. Gani Pllana punoi si mësimdhënës në Vushtrri, si Inxh, Mbikqyrës në Bibliotekën Universitare të Prishtinës, më 1980 zgjidhet asistent i Vizatimit teknik, Detajet e makinave, Bazat e konstruksioneve dhe të Makinave llogaritëse në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, kurse tash është ligjërues i lartë i makinave llogaritëse në këtë fakultet. Ka ligjëruar edhe në SHLT të Mitrovicës dhe Ferizajt. Mr. Gani Pllana ka të botuara 4 tekste universitare, 11 punime shkencore dhe 6 tekste të përkthyra, me bashkautorësi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.